Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip
Kamberi, ka bërë disa replika të ashpra me
ministren e Integrimeve Evropiane, Jadranka Joksimoviç dhe me shefin e Grupit Parlamentar të SNS-së, Aleksandar Martinoviç.
Kamberi ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook fjalimin ku dëgjohet duke replikuar me
ministren Joskimoviç.
“Pjesëmarrja ime në parlament është rezultat i pjesëmarrjes në zgjedhje dhe përkrahjes së qytetarëve. Demokracia e as shteti nuk më kanë dhënë dhuratë këtë mandat.Nuk më
keni falë ju asgjë.
Nuk është kjo e drejtë të cilën me zemërgjerësi na ka fal shteti. Nëse të drejtën time që të flas lirshëm e konsideroni si rezultat të jashtëzakonshëm të demokracisë, atëherë, zonja dhe zotërinj, ju
keni probleme serioze me demokracinë. E nëse po flisni për Bujanocin dhe mospërfshirjen e partive politike serbe në shumicën e re, kujtoni Medvegjën, ku për herë të parë në vitin 2018 i
keni përjashtuar shqiptarët nga qeverisja lokale”, ka thënë
Kamberi.
Më tej, ai ka thënë “Ju nuk e
keni hallin e serbëve të Bujanocit, ju e
keni hallin e SNS-it në opozitë”.
Shtuar më 29/12/2020,
ora 14:08