Deputeti shqiptar i Malit të Zi paralajmëron rishikimin e Demarkacionit
Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Luigj Shkreli ka thënë se çështja e demarkacionit duhet të rishikohet edhe një herë, por nga komisionet ndërkombëtare të në "mënyrë që të mos jetë pengesë në të ardhmen".

Shkreli, gjatë emisionit "Ballë për Ballë", ka thënë se nga rishikimi i Demarkacionit duhet të dalin fakte të sigurta.

"Kemi folur edhe për demarkacionin dhe ka pasur atmosferë të 'gufuar' për këtë punë, pasi që çështja e demarkacionit po i vihet kusht Kosovës që të ec përpara e pikërisht kemi edhe liberalizimin e vizave.

Është interes i Ballkanit dhe interes i Kosovës dhe Malit të Zi që të mos kenë dilemë në lidhje me çështjen e Demarkacionit. Duhet edhe një herë të ulen komisionet me element ndërkombëtar amerikan dhe të shqyrtohet të gjitha dhe të mos jetë kjo pengesë në të ardhmen", ka thënë Shkreli.

"Duhet që demarkacioni të mos bëhet peng dhe ëështje politike dhe të mos i shërbejë si arma më e fortë politike. Mali i Zi nuk ka asnjë arsye që të marrë teritor nga Kosova.

Në Mal të zi është grupi i ekspertëve që merret me këtë punë dhe mali i zi nuk e ka ngritur kaq në nivel të lartë cështjen e demarkacionit", ka përfunduar deputeti Shkreli. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 08:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori