Venera Lumani zbulon ndërhyrjen që ka bërë në fytyrë: Nuk ndihesha më i njëjti person (VIDEO)

Këngëtarja Venera Lumani ka treguar për ndryshimin psikologjik që ka përjetuar pasi ka bërë operacion hundën. Në një intervistë për Mira Kazhanin, Venera tregoi më shumë detaje rreth vetes së saj duke dhënë edhe një mesazh për të gjitha vajzat.

Venera Lumani: Kam pas një hundë pak më të gjatë, më të hollë poshtë po… kaq.

Mira Kazhani: U ndjeve më mirë me fytyrën e re?

Venera Lumani: Unë mendoj që periudha post operacionit ka qenë… mund ta quaj si një traumë të voçkël timen, sepse ok, dakord unë dukesha më mirë, dukem më mirë, nëse më pyet tani them kam bërë mirë, por edhe mund ta lija ashtu, sepse nuk është e lehtë që ti 25, 26, 27 vjet sa i kisha unë s`e di atëherë të jesh më një fytyrë dhe zgjohesh një ditë të bukur pas 2 javësh që hoqa fashat kisha krejtësisht një fytyrë të re. Dhe më mërziste, gati gati e quaj traumë sot e kësaj dite, sepse ndryshoi diçka tek unë. Ndryshoi për mirë, por që më mungonte ajo që kisha, ajo që kisha parë 27 vite. Sepse ka shumë vajza që më shkruajnë në Instagram, Facebook edhe më takojnë në rrugë edhe më thonë që e ke shumë të mirë hundën e re, ta kanë bërë shumë mirë…

Mira Kazhani: E ke vërtet të bukur!

Venera Lumani: Faleminderit! Të lutem më trego doktorin që ka kryer operacionin dhe unë pa diskutim që iu tregoj dhe i drejtoj, po them ju lutem lexoni më përpara. Po ju them edhe si detaj këtë gjë që pas operacionit është një periudhë që ty të duhet të adaptohesh me fytyrën tënde të re, le të themi dhe nuk është aq e lehtë. Unë e kam vuajtur!

Mira Kazhani: Këshilla me vend për vajzat e reja, se janë shumë të prirura për këto ndryshimet në portret.

Venera Lumani: Sepse mendojnë direkt atë gjënë e bukur që do ndodhë, por nuk je më ajo, ndryshon diçka.

Mira Kazhani: E vërtetë! Edhe disa cene të vogla të bëjnë ty, të japin atë kripën.

Venera Lumani: Edhe mua më mungonte ajo, sikur iku një Venerë dhe isha një gjë tjetër pastaj.

Minuta 24:00