Deputeti Krasniqi kërkon ndryshime në qeveri
Në seancën e parë të Kuvendit pas përfundimit të pavarësisë, ka ardhë një kërkesë interesante deputeti i PDK-së Halit Krasniqi tha se meqenëse mbikëqyrja ka përfunduar, shtrohet nevoja që Qeveria të bëjë ndryshime dhe freskime në formë dhe përmbajtje.



Ai tha se çdo qeverisje ka nevojë për freskim në formë dhe përmbajtje në një periudhë të caktuar, e në këtë rast, sipas tij, Qeverisë së Kosovës i imponohen ndryshime të shpejta, duke pasur parasysh faktin se ka sfida të veçanta që nuk i ka çdo qeveri.

“Është në përgjegjësi të lidershipit të PDK-së të analizojë, të vlerësojë dhe të vendos për gjithë spektrin e ndryshimeve, duke pasur në konsideratë rekomandimet nga jashtë saj, por vendimi për ndryshimin e politikave qeverisëse, nuk guxon t’ua lerë vullneteve sado dashamirëse të qendrave jashtë PDK-së, as zërave të oponencës, të cilat nuk kanë motiv ndryshimin për perfeksion, por krijimin e anarkisë”, tha Krasniqi. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2012, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori