Deputeti kosovar: A po tallet Rama me ne?
Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, është tallur keq me shefin e qeverisë shqiptare Edi Ramën.

Përmes një statusi në Facebook, Sherifi ka krahasur dy deklarata kundërthënëse të Ramës.

Zyrtari i Nismës përmend kohën kur Rama kërkonte nga Kosova të pezullohet taksa 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake sepse ashtu kërkonin aleatët. Por, kur është fjala për t’i dëgjuar aleatët për politikat e brendshme të Shqipërise, Rama thotë: Faleminderit por kjo është e pamundur.

Statusi i plotë i Sherifit:

Bën çka të them unë dhe mos bën çka bëj unë!

Në kohën kur bëhej presion ndaj Qeverisë së Kosovës që të “Suspendohej Përkohësisht” taksa 100 % ndaj produkteve të Serbisë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërkonte publikisht që të dëgjohej këshilla e aleatëve për “Suspendimin e Përkohshëm” të kësaj takse, në mënyrë që: “T’i jepej një shans dialogut me Serbinë”.

Pas situatës së krijuar në Shqipëri, Qeveria e Shqipërisë është duke u ballafaquar nga të njejtit aleat me kërkesë që të ndryshojë qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Fundja, askush nuk është duke kërkuar që zgjedhjet të “Anulohen Përgjithmonë”, por vetëm të shtyhen përkohësisht në mënyrë që t’i jepet një shans “Dialogut me Opozitën Shqiptare”.

Të shpresojmë që z. Rama, në të njëjtën mënyrë siç i thoshte qeverisë së Kosovës që të mos e sheh suspendimin e taksës si “Zbrapsje karshi Serbisë”, por si reflektim ndaj kërkesave të aleatëve, të veprojë në përputhje me po këto sugjerime edhe ndaj kërkesës së aletatëve për “Shtyerjen e Përkohshme të Zgjedhjeve” dhe të mos e përjetojë shtyerjen si “Zbrapsje Karshi Opozitës”.

Fundi i fundit, e mirë apo e keqe, opozita është shqiptare
Shtuar më 24/05/2019, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori