Deputeti ia kujton Pacollit: Mijëra të vararë dhe 20 mijë gra të dhunuara
“Çfarë trishtimi: - 13,000 të vrarë; - 1,700 të zhdukur; - 200 varreza masive; - 20,000 gra të dhunuara; - 1 milionë qytetarë të dëbuar; - 20 miliardë dëme ekonomike; Dhe 1 ministër i jashtëm Kosove që me mburrje thotë se “me serbët s’kemi pasur probleme kurrë”. Kjo s’është më veçse naivitet. Është përulje; është inferioritet.

Është dëm nacional. Është krejt e kundërta që një diplomat duhet të bëjë. Pa fjalë. Ktheni këta të paditur prapa në Kosovë se na morën në qafë nëpër botë. Së paku naivitetin e tyre e mbajmë veç këtu”, ka shkruar deputeti Lumir Abdixhiku në profilin e tij në Facebook.

Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ketë kufij. Kështu deklaroi të mërkurën ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli.

"Dikur kemi jetuar baskë dhe unë po e shoh tendencën se ata duan të jetojnë bashkë. Ne. në vend se të ndërtojmë kufij, duhet t’i eliminojmë kufijtë dhe t’i lëmë njerëzit të lëvizin lirshëm", ka thënë Pacolli

Ai ka shfaqur bindjen se zgjidhja është diku tjetër, “ndaj ne duhet ta hedhim topin në fushën ekonomike ".
Shtuar më 28/09/2018, ora 08:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori