A i trembeni hetimeve të SPAK? Përgjigjet Meta: Jam dëborë e bardhë, j’ua kam thënë o superbudallenj

Ilir Meta është shprehur se nuk i trembet hetimeve të SPAK.

Gjatë një dalje për mediat, Meta u shpreh se ai mendohet mirë kur firmos dhe është dëborë e bardhë.

Meta shtoi gjithashtu se qeveria e Edi Ramës i ka ditët e numëruara dhe shtatori do të jetë një muaj i vrullshëm për opozitën në vend.

“Ilir Meta kur firmos mendohet shumë dhe është dëborë e bardhë. Ua kam lënë të gjitha, mjerimi i tyre është i tmerrshme mali i fakteve në shtator e kalon tavanin e SPAK. Le të merren me bedelat. E bëri bedel një ish-ministër të brendshëm, por shkoi në nivele të larta. Tani shihni çfarë probleme i kemi krijuar Europës me këtë qeveri. Edhe për aferën e inceneratorëve është ai që ka urdhëruar Agaçin. Janë kryer me vendime të paligjshme . Ai paguan edhe sot për ata që janë në Vienë.

Rama edhe kur të takon diçka me ligj, nuk ka jep pa të marrë diçka dhe pa të mbajtur peng. Jo vetëm afera e inceneratorëve do të vijojë, por i gjithë revolucioni antikorrupsion. Edhe afera e Portit të Durrësit do marrë vëmendje. Do të ketë hetime për mos-hetimet e kryera. Afera të reja priten në shtator të dalin në sipërfaqe. Nuk kemi pritur thjesht shtatorin. në 26 prill në mëngjes ish-zëdhënësi im ka bërë një mesazh që mbaron mandati dhe kthehem në politikë. Ju keni raportuar edhe shkarkime. Unë kam thënë o superbudallenj unë jam Ilir Meta”, është shprehur ish-presidenti./albeu.com/