Deputeti i VV-së reagon pas gënjeshtrës të Serbisë
Sot mediat serbe kanë shkruar se shteti i Grenadës kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Shteti i Grenadës ka shfuqizuar vendimin e mëparshëm lidhur me statusin, njohjen e shtetit të Kosovës”, ka thënë Daçiç sot për Tanjug pas takimit me Ministrin e Jashtëm të këtij shteti.

Mirëpo, ky lajm u hodh poshtë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Zyrtarë nga kjo ministri u shprehën se kjo është vetëm një gënjeshtër nga ana e Serbisë, kjo si rezultat i krizës së politikanëve serbë.

Në anën tjetër, deputeti i Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj përmes një shkrimi në llogarinë Facebook ka thënë se derisa presidenti Thaçi po bën pazare për territore, Serbia po punon fuqishëm për tërheqjen e njohjeve dhe se qeveria po fle në gjumë ariu.

Ky është statusi i tij i plotë:

Në kohën kur Hashim Thaçi bën pazare për territore, Serbia punon fuqishëm për tërheqje të njohjeve. Sot na erdhi lajmi që Granada ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, dhe tash nga ministria e jashtme do të thonë se kjo nuk qëndron. Fusnota ndaj Kosovës, negociatat për territore, Hashim Thaqi vetë, dhe kjo qeveri kanë zbehur rolin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar, dhe kam frikë se kjo po bëhet qëllimshëm që së shpejti në tavolinë të na servohet një koncension ende më i keq dhe më i dhembshëm të cilin institucionet tona do ta pranojnë. Serbia për çdo ditë po bën beteja të vogla dhe të mëdha, ndërsa Thaqi dhe kjo qeveri janë zënë në idetë e tyre për territore, dhe po flejnë me gjumë ariu.
Dhe akoma ka njerëz që habiten pse ne insistojmë që kjo kastë njerëzish të dështuar duhet të largohet sa më parë.
Shtuar më 04/11/2018, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori