Deputeti i NISMA-s: Çeku dhe ky matrapazi lejuan manipulimet me veteranët
Deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, Enver Hoti, ka reaguar ndaj presidentit Thaçi, i cili ka thënë se s’ka më shumë se 12 mijë veteranë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka thënë se me lejen e tij dhe të Agim Çekut ka filluar procesi i manipulimit të veteranëve.

Postimi i tij i plotë:

Hasha, paska thënë që ska më shumë se 12 mijë veteran!
E paska harruar ditën kur ka apliku bashkë me Agim Çekun , dhe thirrjen e tyre se mundë të aplikojnë të gjithë i madh e i vogël.

E pikërisht atë ditë ju qel dera manipulimit me lejen ( izen ) e kêtyre dy matrapazëve të këtij procesi.
Shtuar më 04/10/2018, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori