Deputeti i LDK-së tregon se pse e lëshuan seancën e Kuvendit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka treguar arsyen e lëshuarjes së seancës së Kuvendit nga deputetët e partisë së tij.

Sipas tij mos votimi i mocionit të Lidhjes Demokratikte të Kosovës për shtyrjen e emërimit të anëtarëve të Agjencisë së Cilësisë në kuadër të Ministrisë së Arsimit, ishte arsyeja kryesore.

Reagimi i plotë i Avdylit:

Cka ndodhi që sot LDK lëshoi sallën e Kuvendit. Për me thjeshtësu :

Ministri i arsimit i shtyrë nga Ramush Haradinaj , ka shkarkuar jashtligjshëm komplet bordin e akreditimit , kur me rregull mundet vetëm 1/3 e anetarëve ti zëvendësoj. Dhe cka është më e keqja, në vend se të tregoi ministri apo Kryeministri cilat janë shkeljet që ka bërë ky bord, ai sjell jashteligjshëm emrat e rinj në Kuvend për tia votuar bordin e të emëruarve të vet të cilët si duket janë militant politik.

Edhe pse 65 deputet në sallë ,kur vjen puna për të votuar mocionin tonë per te shtyrë këtë emërim të ketij bordi, ata nuk e bëjnë kuorumin për të votuar as kunder as për. Dhe të njejtit kërkojnë që ne tia bëjmë kuorumin për votimin e ligjeve por edhe të ketij bordi kundërthënës.

Prandaj sot dështoi votimi por nuk mundemi të behemi pjesë e lojërave të dyfishta të një koalicioni të dështuar i cili është verbuar nga rehatimi sa më shumë militantëve partiak .
Shtuar më 08/02/2018, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori