Deputeti i LDK-së: Kosovarët kanë probleme dy mijë vjeçare me tokat
Pëlqej
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, në fjalimin e tij, në seancës e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Mali të Zi, ka thënë pushtetarët e sotëm kanë gjetur tema për të luajtur me emocionet e qytetarëve, për të ardhur në pushtet.

Ai ka thënë se një temë e tillë është humbja e territorit, e cila, sipas tij, është tema më e ndjeshme qe dy mijë vjet.

“Duke parë që pushtetarët e sotëm një pjesë e tyre edhe opozitarët e djeshëm kanë gjetur që tema më e ndjeshme për shqiptarët dhe kosovarët është tema e territorit sepse ky popull në vazhdimësi për dy mijë vite ka qenë popull që ka vuajtur për territor dhe ka qenë i strukur në një pjesë të Ballkanit dhe vazhdimisht ka humbur territor dhe në këtë mënyrë tema e territorit është parë si temë e lehtë dhe temë për të luajtur me emocionet dhe për të ardhur në pushtet”, ka thënë Avdyli. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori