Deputeti i Kosovës fyen gazetarin dhe mbron Ramën: Kafshë e gjallë, grek i vocërr (VIDEO)
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, i ka ofenduar gazetarët, duke i quajtur “kafshë të gjalla”, dhe “
grekë të
vocërr”. Ai ka mbrojtur nga kritikat edhe Edi Ramën i cili kohët e fundit ka ndihmuar familje në nevojë.
“E ti gazetar kafshë, që ke thanë se humanisti përfiton nga festa e flamurit”, ka fyer Tahiri.
Ofendimet e Tahirit erdhën pas artikullit të Insajderit për Tahirin, ku shkruhet se ai po e shfrytëzon festën e 28 Nëntorit për të përfituar para.
Ai ka vazhduar me ofendime përmes një
video Live në Facebook, duke drejtuar edhe fyerje si: “E more
grek i
vocërr, more
grek i
vocërr”.
Shtuar më 29/11/2018,
ora 09:55