Deputeti i arrestuar reagon nga paraburgimi
Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj, i cili është arrestuar sot gjatë ditës për kërcënimin e ish-prokurorit Elez Blakaj, ka shkruar se sa shumë e do Ushtrinë Çlirimtare.

Demaliaj, i cili është i akuzuar për mashtrime në listat e veteranëve është arrestuar sot gjatë ditës për shkak të kërcënimeve të tij në drejtim të Elez Blakajt, ish-prokuror që ka hetuar listat e fryra të veteranëve.

Nga prokuroria është konfirmuar arrestimi i Demaliajt, ndërsa ky i fundit para pak qasteve ka shkruan një postim në Facebook.

“UÇK- ju dua shumë..!!!
Do ta duam gjithmonë vendin tonë..!!
Por kurrë sdo ta pranojmë poshtërimin..!!!
Lavdi Heronjëve dhe Dëshmorëve..!!!”, ka shkruar Demaliaj.
.


Shtuar më 27/09/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori