Deputeti i AKR-së "tradhton" Behgjet Pacollin
Pëlqej
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli duket se do të mbështese PAN-in në votimin e ardhshëm në Kuvend duke siguruar kështu një maxhorancë të qendrueshme të tyre.

Por, nëse në deklaratat e tij publike ai ka lënë të kuptohet kjo gjë, duket se jo të gjithë deputetët do t'i shkojnë pas.

Korab Sejdiu ka deklaruar sëfundmi se ai do të vazhdojë të votojë kundër PAN-it pavarësisht se si rreshtohet AKR-ja duke iu referuar deklaratave të fundit të Pacollit.

"Unë kam folur një herë dhe po e përsëris: pavarësisht kush është në anën tjetër, edhe nëse 119 deputetët votojnë për, vota ime do të jetë sikur ka qenë. Pra, kundër PAN-it. Pavarësisht kush i bashkohet në formatin aktual, PAN-i nuk e ka votën time. Unë jam konsistent në qëndrimin tim fillestar dhe nuk e ndërroj"., - ka thënë ai për Koha Ditore.

Pacolli ka kërkuar publikisht nga LDK që të mos shkaktojë krizë institucionale në Kosovë duke nënkuptuar se pak nga pak po kalon nga LAA tek PAN. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori