Deputeti i AAK-së vajton në kuvend se nuk di anglisht
Pëlqej
Deputeti i AKK-së, Blerim Kuçi, pasi ka mbajtur një fjalim me kritika rreth deputetëve që kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar Raportin e Progresit, edhe pse ende nuk është përkthyer ky raport, ai tha se largohet nga seanca pasi ai vetë nuk e flet gjuhën angleze.

Kuçi gjatë fjalimit u ka bërë pyetje deputetëve pse me kaq nguti po diskutohet raporti ende pa u përkthyer në shqip.

“A po do me na ra Rusia, a turki po do me na hy në Kosovë, a po e sulmojnë Kosovën UFO-t”, shtroi pyetje Kuçi.

Për më tepër ai e quajti raport të anglishtfolësve diskutimin e sotëm në Kuvend për këtë raport.

“Unë jam në grupin e deputetëve që nuk e flet gjuhën angleze prandaj edhe nuk do të qëndroj në këtë seancë”, tha Kuçi.

Raporti i sivjetmë i progresit i lëshuar për Kosovën nga Komisioni Evropian ende nuk është përkthyer nga anglishtja për deputetët e Kosovës.

Për më tepër gjatë seancës deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, tha se në një përgjigje që kompania e përkthimeve u ka dhënë administratës së kuvendit përkthimi i raportit 80 faqesh i Komisionit Evropian u merr kohë tre javë për përkthim.


Shtuar më 20/04/2018, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori