Deputeti i AAK-së: Komandanti i brigadës fantazmë ishte Gani Geci
Në aktakuzën e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj, flitet për një brigadë të shpikur, të quajtur “Hasan Prishtina”. Kjo brigadë thuhet se u shpik në vitin 2016 nga veteranët e rrejshëm. Për po këtë brigadë, deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka thënë se komandant i saj ishte Gani Geci.

Brigada “Hasan Prishtina” ishte dëgjuar për herë të parë vetëm në vitin 2016. Kështu thuhet ne aktakuzën e ish-prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj.

I bashkakuzuar me 11 personat në rastin e veteranëve të rrejshëm, deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka thënë se personat që u paraqitën në Komisionin qeveritar Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranit, treguan se komandant të kësaj brigade e kanë pasur Gani Gecin.

“Kur kanë ardhë në komision janë paraqit se e kanë pas komandant Gani Gecin, edhe kjo brigadë ka operu në zonën e Drenicës”, ka thënë Demaliaj për Express.

Për ekzistencën e kësaj brigade, në aktakuzë thuhet se e ka reaguar edhe Nuredin Lushtaku.

“Te pika e rendit të ditës reagon edhe Nuredin Lustaku, duke thënë se në Zonën operative të Drenicës ka dalë në pah edhe një brigadë ‘Hasan Prishtina’", citohet transkripti në aktakuzën e publikuar nga Koha Ditore.

Të akuzuar për këtë rast nga prokurori i dorëhequr Blakaj janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.


Shtuar më 17/08/2018, ora 13:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori