Deputeti i AAK-së: Kam marrë shumë ankesa për dallavere në FSK
Ëndrra e tyre ka qenë të bëhen ushtar në Kosovë. Por për shumicën prej këtyre kandidatëve shpresa për t’i shërbyer vendit si ushtarë është shuar.

Kjo pasi që tashmë, Ministra e Mbrojtjes ka publikuar rezultate e testimeve për kadetët e ri.

E shumica prej këtyre aplikantëve nuk e gjetur veten ne listat e të pranuarve.

Këta kandidatë ndonëse hezitojnë të flasin para kamerës, nëpër rrjete sociale po aludojnë se ka pas parregullësi në këtë proces.

“Shumë mirë bre i nderuar qe e hape këtë temë se me te vertet diqka so nrregull me keto konkurse shfrytezoje autoritetin e deputetit dhe hulumto qe manipulatoret te vihen para drejtesisë”.

Madje pati të atillë që në komente treguan edhe rezultatet që i kanë arritur gjatë testimeve.

Këto ankesa janë bërë në një status të postuar nga deputeti i AAK-së Bekë Berisha.

Vet deputeti i AAK-së, ka treguar se ka marrë shumë ankesa gjatë ditës për këtë proces.

Pos kësaj ai ka kërkuar transparencë maksimale nga Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

“Sot pranova dhjetra thirrje telefonike dhe mesazhe zhgenjyese të kandidateve për ushtarë në FSK , djem e vajza të kosoves të bindur qe kan kaluar testimet fizike dhe psiqike me 100 , por qe nuk janë zgjedhur . Të njetat mesazhe të zhgenjimit kam pranuar edhe në perzgjedhjen për polici dhe kam pas fakte që perzgjedhet aty kan qenë të dyshimta por nuk reagova për shkak se nuk isha i sigurte dhe nuk doja që të lendoja konkursin institucionin por as te përzgjedhurit”
Shtuar më 18/04/2019, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori