Deputeti i AAK: Ende nuk i kemi votat për demarkacionin
Projektligji për demarkacionin, i cili pritet të shkojnë javën që vije në Kuvendin e Kosovës, për të katërtën herë nuk i ka siguruar votat e mjaftueshme për ratifikim.

Rasim Selmanaj, ka theksuar se koha e mbajtjes së seancës varet nga ajo nëse janë siguruar votat e mjaftueshme për ratifikim.

“Nuk besoj që mund të shkoj gjatë, mirëpo ne nuk mund ta sjellim demarkacionin në seancë prapë, për pa e pasur edhe një here akordimin e partive politike dhe të votave sepse tani për tani votat nuk janë”, ka thënë Selmanaj.

Ndërkaq, sa i përket ndërrimit nga ana e Komisionit për Punë të Jashtme të pikave në dokumentin e marrëveshjes për demarkacionin, Selmanaj ka thënë se renditja do të rikthehet ashtu siç ishte akorduar në marrëveshjen ndërmjet partive.

Më tej, Selmanaj shtoi se renditja e këtyre pikave në këtë dokument duhet me qenë ashti si është rënë dakord nga partitë politike sepse i vetmi ndryshim që ka ndodh asht tek fjala “Si orientim.

“Unë personalisht nuk isha pajtu për ta futur atë fjalë sepse është e panevojshme dhe nuk është që luan ndonjë rol të madh. Mirëpo meqenëse ka qenë marrëveshje mes partive politike atëherë duhet të kthehet sipas marrëveshjes”, ka thënë Selmanaj. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2018, ora 20:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori