Deputeti Berisha ngel pa fjalë nga fyerjet e Kryeshefit për Mbrojtjen e Mjedisit
Deputeti nga komuniteti egjiptian,Veton Berisha ka ngelur pa fjalë nga fyrja që Kryeshefi Ekzekutiv i Agjensisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina i ka bërë komunitetit egjiptianë në Kosovë.

Berisha është shprehur i irrituar për albeu.com dhe ka nënvizuar se do të kërkojë drejtësi.

Në një artikull të publikuar në media me titull “Kërcënohet Haradinaj: Egjiptianët mund ta votojnë rrëzimin e Qeverisë”, Morina ka komentuar “A edhe gabelt me zejabat ju erdh dita a, ah medet ku ram…”

Ndërkaq në pyetjen që i u bë atij se “A ka komunitet gabel?” ai është përgjigjur se “jo eshte mixi i tyre, si mielli i gabelices a bo parlamenti, dmth nuk perjashtohen as shiptart”.

Arsyeja është pasi deputeti Veton Berisha ditën e kaluar është shprehur edhe për albeu.com se në rast që kryeministri Ramush Haradinaj nuk do t'i përmbahet marrëveshjes e nuk punon për komunitetin egjiptian atëherë ky i fundit do ta marrë parasysh një mocion për shkarkimin e tij./albeu.com/

Shtuar më 20/09/2017, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori