Deputetët zgjedhin Fehmi Mehmetin guvernator të bankës
Pëlqej
Kuvendi ka votuar Fehmi Mehmetin për guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Nga 110 deputetë, për Mehmetin kanë votuar 60 deputetë.

Në listën e kandidatëve për guvernator ishin: Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Besnik Bislimi dhe Safet Merovci.
Në seancën e sotme plenare Kuvendi i Kosovës ka votuar për zgjedhjen e Guvernatorin e BQK’së, pozitë kjo që ka mbetur bosh pasi Bedri Hamza u emjërua ministër i Financave.

Më datën 11 shtator 2017 –të ,z. Fehmi Mehmeti është emëruar nga Bordi i BQK-së për Ushtrues Detyre të Guvernatorit deri në zgjedhjen e Guvernatorit të ri. Ndërsa më parë z. Fehmi Mehmeti, më datë 1 shtator 2013 është emëruar në pozitën e zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare, në Bankën Qendrore të Republikës
Kosovës.


Shtuar më 15/03/2018, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori