Deputetët vazhdojnë të mos i përfillin seancat
Pas pauzës, Kuvendi i Kosovës po vazhdon mbajtjen e seancës
Në sallë aktualisht janë vetëm 59 deputetë, e në mungesë të kuorumit, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë se do të diskutojnë projektligjet e mbetura.

Në seancën e sotme u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë në mes Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG si huadhënës lidhur me financimin e Projektit ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë për Komunën e Graçanicës.

Gjithashtu, në këtë seancë, u miratua projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave në nivel të studimeve master ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ndërsa nuk mori votat e mjaftueshme projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendror

Kuvendi sot nuk ka arritur ta votojë mocionin procedural të kërkuar nga Komisioni për Buxhet, në seancën e sotme të Kuvendit, me të cilin është kërkuar zgjatja e afatit të shpenzimit të buxhetit derisa buxheti të hyjë në fuqi


Shtuar më 30/01/2019, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori