Deputetët për mandate kundër Gjykatës Kushtetuese
Është proceduar për votim të dytë për Rregulloren e re të punës së Kuvendit, duke mos bërë anjë ndërhyrje në të nga ana e Nënkomisionit për mandate dhe imunitete.

Edhe pse kryesia kishte bërë kërkesë për shqyrtimin e disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese sa i takon veprimeve të deputetëve brenda seancave.

Kështu, kur deputetët ndërsa janë prezent janë të detyruar që të votojnë pro, kundër ose të abstenojnë thuhet në një nga vendimet Kushtetuese, shkruan Tribuna.

Depuetetët kanë qenë ato, të cilët kanë dalë kundër këtyre vlerësimeve, pjesë e të cilëve është edhe anëtari i Nënkomisionit Ardian Gjini, i cili ka theksuar se deputetët janë të lirë dhe askush nuk mund t,i detyrojë të votojnë kur ata nuk e shohin të arsyeshme një gjë të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2013, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori