Deputetët nacionalistë serbë përpiqen të dëmtojnë dialogun Kosovë-Serbi
Pëlqej
Me kërkesë të 154 deputetëve të Kuvendit të Serbisë kryetarja e parlamentit Maja Gjokoviç e ka caktuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Deputetët e Kuvendit të Serbisë sot kanë bërë pyetje për përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë, për se ardhur deri te debati i ashpër, lajmëron gazeta serbe Telegraf.

Deputeti i partisë Serbia e Re – Lëvizje për shpëtim, Gjordje Vukadinoviç ka pasur pyetje për ministrinë e jashtme të Serbisë se a janë të njohur me qëndrimin e Moskë për çështje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Kosovën.

Deputeti i Partisë Popullore Serbe Miroslav Aleksiç ka përkujtuar se në periudhën paraprake Kosova e ka marrë numrin identifikues të telefonit, janë caktuar institucionet, janë caktuar kufijtë dhe në ndërkohë është vrarë Oliver Ivanoviq.

“Vuçiç ka thënë se bisedimet nuk do të vazhdojnë derisa të zbulohet se kush e ka vrarë Ivanoviqin. Bisedimet kanë vazhduar, dhe dihet se kush ka marrë pjesë në to”, ka thënë Aleksiç dhe ka shtuar se pushteti është i obliguar t’i informojë qytetarët për atë çfarë është në interes të Serbisë.

Marija Janjusheviç nga Dveri ka bërë pyetje se a është e vërtetë se Këshilli për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian po e përgatitë dokumentin mbi bashkëpunimin e Serbisë dhe shtetit të Kosovës me të cilin Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe nëse është e vërtetë se Vuçiq e ka pranuar këtë qysh në vitin 2014.

Ajo e ka quajtur "qyqar" atë se kryetari nëpërmes të referendumit dëshiron ta bartë këtë komplot te qytetarët.


Shtuar më 17/07/2018, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori