Deputetët injorojnë Kushtetuesen
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë ndërmend t’i përgjigjen Gjykatës Kushtetuese në raport me imunitetin e ligjvënësve, sikurse që ka kërkuar Kushtetuesja në fillim të muajit që shkoi.

Për dallim nga rastet e ndryshme, kur shkresave zyrtare të paktën u “hedhet një sy”, ligjvënësit kosovarë duken të vendosur që të injorojnë tërësisht letrën e kësaj gjykate, e cila ka kërkuar sqarime nga secili deputet veç e veç të japë mendim për çështjen e imunitetit.

Mirëpo ligjvënësit e argumentojnë qëndrimin e tyre me faktin se është pikërisht Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të marrë qëndrim, të interpretojë dhe të deklarohet për çështjen në fjalë, dhe në asnjë mënyrë në këtë “lojë” të mos përzihen ata.

Ky reagim i tyre vjen në kohën kur Gjykata e EULEX-it ka konfirmuar aktakuzën ndaj deputetit Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, shkruan Zëri.
Shtuar më 03/09/2011, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori