UPDATE - Ramush Haradinaj ka mbajtur një fjalim përpara deputetëve të pranishëm.
Ai ka akuzuar Hashim Thaçin se iu ka ofruar deputetëve të bllokut çanta me para për të bashkëpunuar me PDK-në, por se askush nuk i ka pranuar ato.
I nominuari për kryeministër nga VLAN theksoi se Hashim Thaçi duhet ta pranojë realitetin dhe të shkojë në opozitë.
Ndërsa Albin Kurti në fjalën e tij ka shtuar se seanca do të mbahet javën tjetër.
Ndërsa, Isa Mustafa potencoi se janë mbledhur për të shprehur pakënaqësi lidhur me faktin se PDK-ja nuk po pranon se ka një shumicë parlamentare dhe po i shtyn seancat.
Fatmir Limaj po ashtu tha se është i shqetësuar për shkak se VLAN e ka shumicën në
Kuvend dhe po "minohet" demokracia.
11:30 - VLAN është gati ta nisë seancën konstetuive, edhe pse ajo u anulua nga Flora Brovina.
Deputetët e bllokut janë mbledhur në sallën ku
mbahen mbledhjet në
Kuvend.
Në sallë janë edhe Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj.
Ne
Kuvend nuk janë
deputetet e PDK-së, të cilët kianë nisur një mbledhje urgjente në ambjentet partiake./albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014,
ora 11:58