Deputetët e PDK-së shfrytëzojnë postet politike për bizneset individuale
Pëlqej
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës Ramiz Kelmendi dhe Margarita Kadriu, kanë filluar t’i shfrytëzojnë postet politike të tyre për bizneset individuale.

Sipas Zeri-t Ramiz Kelmendi, i cili është pronar i rrjetit të supermarketeve “Elkos” dhe Margarita Kadriu, e cila është e bija e pronarit të “City Park”-ut, kanë aplikuar për t’u pajisur me licencë për Terminale Doganore. Kelmendi dhe Kadriu, e cila është edhe nënkryetare e PDK-së, që të dy janë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e këtij subjekti, në të cilin janë inkuadruar këtë verë, janë në biznes që nga paslufta. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori