Deputetët e pakicave kërcënojnë me bllokim të reformës kushtetuese
Deputetët e pakicave kanë kërcënuar se do ta vënë në lëvizje mekanizmin bllokues të votimit në Kuvend, nëse kolegët e tyre shqiptarë nuk përfillin kërkesën për kthimin e normës kushtetuese që u rezervon minoritarëve ulëse në Kuvend.

Sipas një burimi të Kohës Ditore, përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare kanë diskutuar javën e shkuar edhe çështjen e rikthimit të normës, bashkë me ndryshimet kushtetuese që do të bëhen në kontekst të zgjedhjes së presidentit dhe të kompetencave të tij.

“Deputetët e pakicave kanë thënë se asnjë ndryshim kushtetues nuk kanë me e përkrahë nëse ne nuk e përkrahim të drejtën që ata me vazhdu pafundësisht edhe me vende të garantuara, por edhe me të rezervuara”, ka thënë burimi. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2013, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori