Deputetë serbë kundër Ligjit për Trepçën
Shefi i Grupit parlamentar të Listës Srpska, Slavko Simiç, ka bërë me dije se deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës do votojnë kundër projektligjit të propozuar për Trepçën.

Në një deklaratë për agjencinë "Beta", Simiç ka thënë se kjo është një mënyrë ilegale që përpiqet ta nacionalizojë kombinatin Trepça.

"Kur është fjala për Trepçën, dëshirojmë që Prishtina të udhëhiqet me logjikën e konstruktivitetit dhe të refuzimit të çdo lloj tendenderi e përpjekjesh të njëanshme për të ndryshuar të drejtat pronësore në strukturat organizative", ka thënë Simiç.

Sipas tij, ky projektligj është vetëm një peoblem politik, për të cilin do të marrin masa politike për përfshirjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Simiç ka shtuar se ky ligj është një gabim i madh strategjik e cila i jep të drejtë Prishtinës të përvetësojë pasurinë e cila tashmë ka statusin e vet juridik. /albeu.com/


Shtuar më 06/10/2016, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori