Një bazë e NATO-s në Durrës: Si e shohin serbët properëndimorë?

Teksa është projektuar ndërtimi i një baze të NATO-s në Durrës, këtë vendim e kanë komentuar edhe analistët serbë pro-perëndimore.

Përveç portit dhe historisë së gjatë, qyteti shqiptar i Durrësit së shpejti mund të bëhet i njohur si vendi i një baze të re(detare) të NATO-s në rajon, shkruan BBC në serbisht.

Kjo ka qenë pikërisht një nga temat e takimit të fundit mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, të zhvilluar në selinë e Aleancës në Bruksel.

“Besoj se së shpejti do të kthehemi në Bruksel për të vazhduar negociatat për atë propozim”, tha Rama.

Sipas tij, ajo bazë do të ishte në portin e ri të Porto Romanos, ku përveç tregtisë, “pritet edhe një pjesë ushtarake”.

“Nëse me të vërtetë është formuar, kjo është “një shenjë e shtrëngimit të politikës së NATO-s”, tha për BBC në serbisht Tracey German, e cila jep mësim për sigurinë dhe konfliktet në King’s College në Londër.

“Kjo ide është nevoja që amerikanët të forcojnë praninë e tyre në rajon dhe të mbyllin hyrjen në Adriatik për Rusinë – ata nuk duan t’ua lënë rajonin atyre,” tha Vladan Zhivuloviç, president i Këshillit Atlantik të Serbisë, një jo-organizatë qeveritare që promovon anëtarësimin në NATO.