Akuzat për fshehje të ardhurash dhe mashtrim, kush janë 6 zyrtarët e arrestuar

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Deri më tani janë arrestuar pesë zyrtarë, një prej të cilëve ndodhet në arrest shtëpie.

Ata akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim, “Kondrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Fshehja e të ardhurave”.

Emrat e personave të arrestuar janë:

-Denis Durrsi

-Qani Hoxhaj

-Simon Marku

-Arben Doda

-Naim Kasa

Ndërkohë mësohet se në arrest shtëpie është lënë Rezarta Sulejmani ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nuk dihet ende se çfarë shkeljesh konkretisht ka konkluduar prokuroria në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) e cila mbron dhe administron interesat e shtetit shqiptar në fushat hidrokarbure, minerare dhe energjetike.


Shtuar 7.10.2020 07:31