Burrin e la në luftë në Ukrainë, shqiptarja publikon videon teksa arratiset bashkë me fëmijën

Shqiptarja Nelli Syupyur ka publikuar video përgjatë rrugëtimit të saj të arratisë nga Ukraina bashkë me djalin e saj të vogël që kur nisi lufta. Burrin e ka lënë në luftë ndërsa vetë po mundohet që të gjejë një dalje të sigurt për të shpëtuar kokën nga lufta e ashpër e nisur nga Vladimir Putin.

Në video shqiptarja shihet bashkë me fëmijën dhe një grup njerëzish të tjerë të cilët si duket po shtegtojnë për të gjetur një dalje sa më të sigurt.

Pak ditë më parë Nelli rrëfeu se ka nisur të largohet nga shtëpia e saj. Ajo na tregoi për të gjithë rrugëtimin e saj nga banesa për në kufi me Moldavinë. Kurse tani ajo ndodhet në kufi Poloninë.

Nelli e cila është një koreografe në Ukrainë jetonte në periferi të Odessas në rajonin ku ndodhet pjesa më e madhe e shqiptarëve në Ukrainë.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka sot ka bërë të ditur se në Ukrainë ndodhen dhjetëra shqiptarë, por do të evakuohen 11 prej tyre të cilët janë pjesë e misionit të OSBE-së. Gjithsej ajo tha se mund të jenë rreth 60 shqiptarë në Ukrainë.


Shtuar 25.02.2022 21:42