Demolli: Vizita Mustafës në veri, historike
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, e ka cilësuar si një vizitë historike atë të kryeministrit Isa Mustafaveri.

Sipas Demollit, kjo vizitë tregon vendosmërinë që të arrijnë progres në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e komunikimit, avancimin e integrimit dhe fuqizimin e sovranitetit të Republikës.

"Pata nderin që në cilësinë e Ministrit të FSK-së të shoqëroj Kryeministrin Isa Mustafavizitën në veri të vendit, ku përuruam urën që lidh dy komunat veriore të Republikës së Kosovës, Leposaviçin dhe Zveçanin.

E konsideroj historike këtë vizitë të Kryeministrit Isa Mustafaveri të shtetit, pasi tregon vendosmërinë tonë që të arrijmë progres në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e komunikimit, avancimin e integrimit dhe fuqizimin e sovranitetit të Republikës.

Një falënderim i posaçëm për trupat e KFOR-it për ndërtimin e urës", ka shkruar Demolli në "Facebook". /albeu.com/
Shtuar më 04/12/2016, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori