Demolli çon këtë javë në Qeveri paketën ligjore për FSK
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka bërë me dije se këtë javë do ta dorëzojnë në qeveri paketën ligjore për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ai ka deklaruar për ‘Epokën e re’ se amendamentimi i Kushtetueses dhe miratimi i ligjit në Kuvend për transformimin e FSK-së varen nga zhvillimet politike në vend.

Demolli ka thënë se nuk është në dijeni nëse Lista Serbe është duke e kushtëzuar transformimin e FSK-së, por ka pranuar se sfidë e këtij procesi është sigurimi i votave të 2/3 të minoriteteve, sidomos atyre serbe. Ai ka shtuar se transformimi i plotë i FSK-së në Forca të Armatosura do të kalojë në tri faza dhe do të zgjasë përafërsisht dhjetë vjet. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2015, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori