E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Demiri e Ismailoviq do të ekstradohen pas gjykimit në Kosovë
Zv/ministri kosovar i Punëve të Jashtme Petrit Selimi ka deklaruar gjatë një konferencë në Uashington se Alil Demiri dhe Afrim Isnailoviq do të ekstradohen nga Kosova pasi të ketë përfunduar procesi gjyqësor kundër tyre për posedim të armëve.

"Në Maqedoni u vranë pesë peshkatarë të pafajshëm, pas çka u akuzuan pesë shqiptarë nga Maqedonia me përkatësi fetare islame. Dy prej tyre u arrestuan në Kosovë, por meqenëse ishin burgosur me armë ilegale, para kërkesës nga Maqedonia u ngrit proces para gjykatës në Kosovë. Nuk mund ta anulojmë këtë proces gjyqësor sepse kjo do të thotë përzierje në sistemin gjyqësor", tha Selimi

Ata janë të dyshuar për vrasjen në Smilkovc të Maqedonisë një vit më parë, shkruan Koha Ditore. Demiri dhe Ismailoviq në mars u arrestuan në Kosovë, pasi që me muaj konsiderohej se janë në arrati, por ende nuk janë esktraduar për shkak se kanë edhe shtetësi kosovare, ndërsa ndërkohë në Kosovë ka filluar një proces tjetër gjyqësor kundër tyre. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori