Jonida Maliqi mbështet Donaldin: Është i njëjti si jashtë, edhe brenda! E kam shumë xhan

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, ka dalë hapur në krah të Donaldit në finalen e Big Brother VIP.

Maliqi tha se e ka shumë xhan Donaldin pasi sipas saj ai është i njëjtë si jashtë ashtu edhe brenda shtëpisë.

Komentet këngëtarja i bëri në një intervistë për “Ftesë në 5”, ku ka treguar se të gjithë finalistët i ka miq, përveç Beniadës. Gjatë intervistës, ajo u shpreh hapur se aktorin Donald Veshaj e ka xhan dhe është i njëjti si edhe jashtë.

“Donaldin e kam shumë xhan. Ai është i njëjti si jashtë edhe brenda shtëpisë dhe nuk ka luajtur asnjë moment”, tha Jonida./albeu.com/


Shtuar 16.02.2022 22:25