Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka
deklaruar se do t'i ftojë partitë opozitare në një takim në të cilin do të diskutohet hapur lidhur me Marrëveshjen me Malin e Zi.
Por, AAK ka
deklaruar se më në fund Qeveria e ka kuptuar se marrëveshja për Demarkacionin është e dëmshme për Kosovën.
Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë dashur të flasin për deklaratat e kryeministrit, për ftesë partive opozitare, duke shtuar se sot nuk mund të vendosin rreth kësaj deklaratë të kryeministrit Mustafa.
"Qëndrimi i Aleancës, është që kjo marrëveshje fillimisht duhet të kthehet në pikën zero dhe pastaj të ulën të gjithë liderët politik, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, e të besueshme që nuk e dëmton Kosovën dhe territorin e saj.
Pra e përsërisim, nëse mendohet që të ketë tryeza për të arsyetuar këtë version të demarkacionit, ajo nuk është zgjidhje por vetëm thellim i problemit”, tha Lekaj i AAK-së.
Ndërsa Bilall
Sherifi ka
deklaruar se nuk e kanë marrë një ftesë për një takim të tillë.
"Nuk
komentoj deklarata, unë
komentoj ftesa. Duhet të na vjen ftesa nga kryeministri së pari dhe më pastaj mund të vendosim se a do t’i përgjigjemi apo jo thirrjes për takim.
Ne nuk kemi asnjë ftesë dhe nuk mund të flas për diçka që nuk e kemi marrë. Nuk
komentoj deklarata të politikanëve të cilët vrapojnë lartë e poshtë", ka thënë
Sherifi, transmeton "Kosova Press". /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2016,
ora 17:04