Demarkacioni sot në Kuvend, kaq vota duhen
Kuvendi i Kosovës sot në orën 11:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite është Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
projektligjin e dërguar nga Qeveria në Kuvend, figurojnë edhe raporti i Komisionit shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi dhe marrëveshja e nënshkruar mes dy presidentëve, Hashim Thaçi e Filip Vujanoviq.

LDK, PDK, AAK, Nisma dhe Gjashtë+ kanë njoftuar se do të votojnë për Projektligjin e demarkacionit me marrëveshjen e dy presidentëve, Vetëvendosje ka njoftuar se do të kundërshtojë, kurse Lista Serbe ende nuk ka bërë të ditur qëndrimin e saj.
Për të kaluar Projektligji, duhen së paku 80 vota.


Shtuar më 22/02/2018, ora 07:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori