Demarkacioni rikthen gazin lotsjellës në Kuvend
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, parashihet të hyjë në agjendë të Kuvendit në muajin mars të këtij viti.

Por, pas këtij paralajmërimi, partitë opozitare kanë reaguar duke thënë se nëse demarkacionin kthehet, në Kuvend do rikthehet edhe gazi lotsjellës.

"Tentimin e qeverisë që ta imponojë prapë këtë version të dëmshëm për shtetësinë e Kosovës nuk do ta presim duarkryq, por një përpjekje e tillë do të hasë prapë në rezistencën tonë të fuqishme", ka thënë Shkodran Hoti nga Vetëvendojsa, duke shtuar se versionin aktual të demarkacionit nuk e kanë pranuar as 205 mijë qytetarët të cilët kishin nënshkruar peticionin kundër demarkacionit.

Qëndrime të palëkundura rreth kësaj çështje kanë shprehur edhe dy subjektet tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, dhe e Nismës Valdete Bajrami, poashtu kanë apeluar te deputetët që mos ta votojnë këtë version të demarkacionit, duke shtuar se me këtë marrëveshje Kosova humb mbi tetë mijë hektarë territor. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2017, ora 10:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori