“Po ndiqnim urdhrat”, pilotët rusë luten për mëshirë pasi bien “në rrjetë” (FOTO & VIDEO)

Teksa lufta në Ukrainë është në ditën e saj të 12-të, vijojnë rrëzimet e avionëve dhe helikopterëve rusë nga ana e ukrainasve.

Pilotët rusë që janë kapur në Ukrainë kanë kërkuar mëshirë, ndërkohë që ndodheshin para forcave ushtarake ukrainase.

“Po ndiqnin urdhrat” dëgjohet tek flet piloti rus i kapur nga ukrainasit.

Fotot dhe videot tregojnë burrat, disa në gjunjë me duar pas kokës dhe të tjerë me gjakderdhje të madhe, pasi u ndaluan nga ushtarët dhe civilët në një fushë.

Kjo vjen pasi pamjet treguan se dy pilotë u hodhën nga një avion – që mendohet të jetë një Su-30 – pasi u rrëzua mbi qytetin ukrainas të Chernihiv të shtunën.

U shfaqën gjithashtu pamje nga një pilot rus i veshur me një bluzë blu dhe një bluzë me gjak duke u trajtuar për një plagë në kokë pasi u përplas në një fushë.

Me një fashë rreth kokës, ai tundi kokën i lodhur ndërsa trupat ukrainase i bënin pyetje./albeu.com