Demarkacioni pezull, Komisioni e kaloi por Kryesia s’mund ta trajtojë pa rekomandime
Pëlqej
Komisioni për punë të jashtme ka dërguar në Kuvendin e Kosovës që të mërkurën marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Kjo letër mban datën e 17 janarit, vetëm dy ditë pasi e njëjta është diskutuar në komisionin për punë të jashtme në krye me Vjosa Osmanin.

Megjithëse pa rekomandim për votën pro apo kundër, aty thuhet se Komisioni i përcjell Kuvendit për shqyrtim marrëveshjen derisa pika e dytë thotë se arsyetimin në seancë e jep kryetarja e Komisionit Vjosa Osmani.

Por, zyrtarë në Kuvend thonë se nuk ka se si të shqyrtohet nga Kryesia kur për të nuk ka asnjë rekomandim.

Artan Murati nga KDI’ja thotë se këtu mund të jenë dy çështje, ose problem komunikimi ose zvarritje e qëllimshme deri kur të arrihet një konsensus mes partive për këtë çështje.

Derisa për PDK’në ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion ka veç vonim e jo shpëtim, për AAK-në rrëzimi i këtij versioni është i sigurt. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 20:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori