Demarkacioni kthehet në muajin mars
Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta kthejë Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi në Kuvend muajin tjetër.

Ky vendim ka ardhur pas konstatimit të Komisionit për Matjen e Territorit, sipas të cilit, Kosova nuk humb territor me këtë Marrëveshje, shkruan "Zëri".

Por, pavarësisht përfundimeve të komisionit, qëndrimet e opozitës kundër Marrëveshjes mbeten të palëkundura, madje duke paralajmëruar se në Kuvendin e Kosovës do të kthehen tensionet.

Sipas politologëve,duke e vlerësuar vendimin e Komisionit si të pritur theksojnë se çështja e demarkacionit ka mbetur aty ku ka qenë, pra pa asnjë risi në të. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori