Demarkacioni i varur nga votat e Lëvizjes Vetëvendosjes, a do të nënshtrohen?
Për të kaluar demarkacioni përpos votave të PDK’së, LDK’së, AAK’së, NISMA’s duhen edhe të paktën tre deputetëve serbë ose të Vetëvendosjes.

Lista Sprksa dhe Vetëvendosje kanë dalë kundër kësaj marrëveshjeje. Por, burime të Express kanë thënë se gjasat janë të mëdha që dy-tre deputetë të VV’së të votojnë pro marrëveshjes. Dukagjin Gorani dhe Shqipe Pantina nuk kanë folur të dielën për këtë temë.

Por, a e mundësojnë 27 votat e deputetëve të LDK-së, ratifikimin e Demarkacionit?

Nëse Lista Srpska nuk e jep votën, kosovarët do të vazhdojnë izolimin. Pro izolimit vazhdon të jetë edhe VV bashkë me krahun e Molliqajt që tashmë janë larguar nga partia. Në Partinë Demokratike të Kosovës janë shprehur se janë unik për votimin pro të kësaj marrëveshjeje.

Ky subjekt politik që ka 23 ulëse në Kuvend, kanë thënë se të gjithë janë njëzëri për ta çuar tutje çështjen e Demarkacionit. Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së ia kishte konfirmuar ambasadorit amerikan se të gjithë deputetët e kësaj partie janë pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila deri më tani kishte refuzuar t’i japë përkrahje marrëveshjes ekzistuese, duke e kundërshtuar në çdo rrethanë, tash ka ndryshuar qëndrim duke u arsyetuar se deklarata e Presidentit Thaçi dhe atij malazez Filip Vujanoviq, jep mundësi për korrigjim të lëshimeve që kanë ndodhur gjatë demarkimit të kufirit. Kështu, janë edhe 10 deputetë të kësaj partie që pritet ta votojnë Demarkacionin.

E LDK, që dikur kishte probleme për t’i mbledhur votat e deputetëve të vet pro demarkacionit është shprehur unike për ta votuar atë. Në fakt ata deri sot ishin shprehur pro marrëveshjes vetëm sipas kushtit të tyre, e që ishte moshedhja në votim e marrëvehsjes eksiztuese së bashku me rapotin e Bulliqit. Kësisoj ata që i bashkohen listës për votim të Demarkacionit po i shtohen edhe 27 deputetët e saj.


Shtuar më 24/02/2018, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori