Demarkacioni është tema më e vështirë qeveri-opozitë
Ndërmjetësuesi i dialogut mes qeverisë dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, Naim Rashiti, ka deklaruar se heqja e vizave për Kosovën me Bashkimin Evropian brenda këtij viti do të jetë i mundur nëse kushti i Semarkacionit me Malin e Zi plotësohet sa më parë.

Sipas Rashitit, Demarkacionin me Malin e Zi ka qenë dhe është tema më e vështirë për të cilën nuk ka qenë i mundur kompromisi, pavarësisht insistimeve të bëra.

Në anën tjetër, një prej temave që ka gjetur përkrahjen e palëve, siç thotë ai, ka qenë dialogu në Bruksel për të cilin pozita dhe opozita janë pajtuar t’ia ndërrojnë formatin.

Ai ka deklaruar gjithashtu se dialogu politik ka nxjerrë mësime mes palëve pjesëmarrëse.

Rashiti gjithashtu ka theksuar se ende ka dallime të mëdha, por dëshira për t'u takuar bashkërisht ekziston, përcjell "Zëri". /albeu.com/

Shtuar më 12/04/2017, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori