Beniada bëri bujë në BBV, por çfarë mendimi ka ish-presidenti Nishani për mbesën e shumëpërfolur (FOTO LAJM)

Para se të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani lakohej në media si mbesa e ish Presidentit Bujar Nishani, modelja e cila ishte mjaft prozokuese me pozat e saj në rrjetet sociale.

Me hyrjen e saj në reality show, epiteti si mbesa e Nishanit u harrua dhe Beniada fitoi zemrat e një pjese të madhe të publikut shqiptar që e vlerësuan për sinqeritetin dhe çiltërsinë.

Por çfarë mendon tani ish-Presidenti i Shqipërisë për mbesën e tij e cila u pëefshi në një nga emisionet më të bujshme në vend.

Ai ka publikuar një foto me vajzën e tij ku shkruan: Kush ka vajza botën ka.

Patjetër që komentet për Beniadën ishin të pritshme.

“Beniada më e mira”, komenton dikush me të cilin Nishani ka rënë dakort duke i dhënë “like” komentit./albeu.com/