Demarkacioni do të votohet në Kuvend në fillim të prillit
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi së shpejti pritet të shkojë në Kuvend për votim.

Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se Demarkacioni do të dërgohet në Kuvend në javën e parë të muajit prill.
Koalicioni qeverisës ende nuk e di nëse i ka votat e mjaftueshme për ta miratuar këtë marrëveshje. Kështu ka thënë ditë më parë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.

“Të them të drejtën, nuk e di për vota. Nuk i kemi verifikuar qëndrimet e gjithsecilit, por ne duhet të presim që Demarkacioni të vijë në Kuvend, pastaj do të shihet gjithçka”, është shprehur Pajaziti.

Duhet theksuar se pas matjeve të bëra nga Komisioni i Ekspertëve, u tha se Kosova nuk ka humbur asnjë metër tokë me nënshkrimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Por, pavarësisht kësaj, opozita vazhdon të insistojë se me këtë Marrëveshje Kosova ia fal Malit të Zi mbi tetëmijë hektarë tokë, dhe se miratimin e saj do ta ndalojnë me çdo kusht. /Albeu.com/
Shtuar më 17/03/2017, ora 20:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori