Ministri Osmani: Ky vit ka qenë historik për Maqedoninë e Veriut, çelëm negociatat me BE-në

Ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, është shprehur se ky vit ka qenë historik për Maqedoninë e Veriut.

Komentet Osmani i bëri në TV 21 duke folur për çeljen e negociatave dhe për çështjen bullgare.

Ai shtoi se Bullgaria nuk ka asnjë kërkesë shtesë për veton e saj, dhe se çdo gjë është definuar.

“Jo, absolutisht jo, sepse ne i kemi definuar pritjet e të dyja palëve me protokollin e nënshkruar muajin e kaluar. Gjithashtu edhe në kuadër të kornizës negociuese, ajo çfarë është definuar atje. Ne kemi filluar bisedimet me BE-në, pas 17 viteve dhe tani fillon procesi i skriningut. Ky është një vit historik për ne”, tha ndër të tjera Osmani./albeu.com/