Anëtarët e Komisionit të Jashtëm, kanë votuar baras- 5-5, për të çuar në Kuvend, Projektligjin për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Meqë votat kanë qenë të barabarta, ky projektligj është dërguar në Kryesi të
Kuvendit, për
shqyrtim, jo për seancë për
votim, njofton Klan Kosova.
“T’i rekomandohet Kryesisë së
Kuvendit që ta dërgojë në seancë për
shqyrtim”, ka thënë kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani.
“Nuk po e dërgojmë në seancë për
votim ose jo. Një dokument që është nën hetime, pa marrë rezultatin, nuk mund të kërkohet që të
votohet apo të mos
votohet”, ka shtuar ajo.
Shtuar më 15/01/2018,
ora 11:37