Demaçi: Shqiptarët dinë të befasojnë
Pëlqej
Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi është shprehur se vetëm populli mund të zgjidhë ngërçin politik që është krijuar në vend, pasi politika ka dështuar dhe grindet mes vetes për pushtet.

Ai ka bërë thirrje që të mund të zgjidhet situata në seancën që do të mbahet, e të mos përsëritet seanca e 17 korrikut.

“Kur të kish punë me shqiptarët ka rrezik për gjithçka. Ja ndahesh për të mirë, ja ndahesh për të keq. Shih rastin si na befasuan këndshëm shqiptarët, e mundën Portugalinë. Por se çfarë do të bëjnë shqiptarët të premten në Kuvend, ende nuk dihet”, ka thënë Demaci për Epoka e Re.

Adem Demaçi ka vlerësuar se tashmë që janë bërë 3 muaj që nuk po gjindet zgjidhje, askush nuk duhet të jetë i befasuar në rast se Kosova shkon në zgjedhje të reja. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori