Lajm i mirë nga Napoli, Rrahmani do të jetë gati për ndeshjen e radhës

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pësoi një dëmtim në fitoren e thellë të Napolit ndaj Sampdorias.

Rrahmani që ishte nga minuta e parë në fushë u detyrua të largohet në fillimin e pjesës së dytë.

Kosovarin e goditën me kokë një nga kundërshtarët, që ngriti këmbën më shumë se sa duhet, derisa pastaj mbrojtësi kërkoi të zëvendësohej.

Menjëherë stafi mjekësorë u përkujdes për yllin kosovar, teksa mediumi italian “Fantacalcio”, raporton që Rrahmani nuk do këtë probleme për ndeshjen në fundjavë ndaj Cagliarit.

“Në pikëpamje nuk do të këtë probleme për Rrahmanin për ndeshjen e radhës, që zhvillohet me 26 shtator në shtëpi ndaj Cagliarit”, shkroi mediumi italian.


Shtuar 23.09.2021 21:29