Demaçi: Policia e Kosoves gaboi me arrestimet
Pëlqej
Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi ka folur lidhur me arrestimin e 40 personave për shkak se kanë shkuar në luftërat e Sirisë dhe të Irakut.

Demaçi ka fajësuar Policinë e Kosovës se nuk i ka bërë arrestimet me kohën që është dashur dhe thotë se janë arrestuiar shumë qytetarë.

“Këto arrestime janë ajo çka është dashtë të jetë me kohë e mos me u arrestuar 40 vetë, por me i arrestuar tre deri katër veta. Njerëzit kriminel nuk po e shohin që këtu shteti është i organizuar dhe efikas dhe është i gatshëm çdo kujt atë që e meriton”, tha Demaçi.

Adem Demaçi mendon se arrestimet e fundit nuk i japin imazh të keq vendit, por strukturave të sigurisë në vend. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori